Lajme

​16.132 qytetarë të vaksinuar në Kosovë

0
​16.132-qytetare-te-vaksinuar-ne-kosove

MSh nëpërmjet një njoftimi thotë se ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura nga ekipi menaxhues dhe vullnetarët, si dhe njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike.

“Deri tash janë vaksinuar 16 132 qytetarë. Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Lexo të tjera