Lajme

​AAK kundër rikthimit të karantinës

0
​aak-kunder-rikthimit-te-karantines

Mbyllja totale sipas partisë që është në pushtet nuk duhet të bëhet pa i përdorur të gjitha alternativat e mundshme.

Përmes një konference për medie, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj bëri të ditur se sot do të përkrahin Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“E kuptojmë shqetësimin për rritjen e rasteve me Covid 19, por konsiderojmë se duhet të shfrytëzojmë të gjitha alternativat para bllokimit total të vendit. I bëjmë thirrje qeverisë që të shqyrtojë këto alternativa”, tha ajo. /Lajmi.net/

Lexo të tjera