Ekonomi

​AKP transferon 16.4 milionë euro në Fondin e Konsoliduar

0
​akp-transferon-16.4-milione-euro-ne-fondin-e-konsoliduar

Në këtë takim Bordi i drejtorëve të AKP-së shqyrtoi dhe aprovoi propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës në shumën prej 16.4 milionë euro

Bordi gjithashtu u informua mbi çështjet e Auditimit, si dhe morri vendim mbi themelimin e grupit të punës për harmonizimin e akteve nënligjore.

Veç kësaj Bordi miratoi propozimet e menaxhmentit për qiradhënie të  disa aseteve të NSH-ve.  Tutje, pas informimit dhe shqyrtimit, Bordi miratoi edhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit për njoftim për Raportin Përfundimtar për GJI136 Kooperativa Bujqësore “Bujku” me seli në Kosinë – tutje bordi aprovoi Raportin e Shpërndarjes Përfundimtare për NSH PEJ186 Des Bratsvo (në likuidim) NSH MIT014 Fabrika e plastikes (në likuidim), aprovoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit të NSH GJI013 K.B 1 Maj (në likuidim) për aprovimin e Raportit të Shpërndarjes së Pjesshme./Lajmi.net/

Lexo të tjera