Lajme

​Ambasada amerikane tërhiqet nga monitorimi në Këshillin Prokurorial

0
​ambasada-amerikane-terhiqet-nga-monitorimi-ne-keshillin-prokurorial

Përmes një reagimi të ashpër ndaj këtyre dorëheqjeve, ambasada ka kritikuar mungesën e transparencës dhe konfliktin e interesit.

“Për vjet me radhë, ambasada amerikane ka luajtur rol monitorues dhe mbikëqyrës në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese janë rrënjësisht të prishura. Atyre u mungon transparenca dhe i ekspozohen gjithnjë e më shumë konfliktit të interesit”, shkruhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Sipas ambasadës, teksa vazhdimi i pjesëmarrjes në këtë proces do të mund të “keqinterpretohej si përkrahje e këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim më pjesë në të”.

“Prokurorët duhet të zgjidhen mbi bazën e kualifikimeve të tyre, jo përkatësive politike apo lidhjeve. Ndërrimet në kornizën ligjore të KPK-së janë të domosdoshme për kthimin e transparencës dhe drejtësisë në këtë sistem. Rrjedhimisht, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështesin përpjekjet e Ministrit të Drejtësisë që ta përmbyllin menjëherë Rishikimin Funksional”, përfundon reagimi. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera