Fun

​Astronomët zbulojmë vrimën e zezë monstruoze që ka kapur gjashtë galaktika

0
​astronomet-zbulojme-vrimen-e-zeze-monstruoze-qe-ka-kapur-gjashte-galaktika

Vrima e zezë e zbuluar rishtas, e cila ka masën një miliard herë më të madhe se Dielli ynë, u formua në ditët e para të kozmosit, kur ai nuk ishte as një miliard vjet i vjetër, shkruan Science Alert.

“Fijet e rrjetës hapësinore janë si fijet e merimangës”, shpjegon astronomi Marco Mignoli i Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF) në Bolonjë.

“Galaktikat formohen dhe rriten atje ku fijet që rrjedhin rrymat e gazit kryqëzohen. Këto rryma fuqizojnë galaktikat dhe vrimat e tyre të zeza super-masive qendrore”, tha Mignoli, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë “shpjegim të mirë” për ekzistencën e kaq shumë vrimave të zeza të mëdha në fillim universi.

Në astronominë ekstragalaktike, filamentet janë struktura kozmike që përbëjnë super grupe galaktike. Ato duken si fije vezulluese të përbëra nga një numër galaktikash.

Sipas një raporti të ESO, i gjithë rrjeti i galaktikave të bllokuara rreth një vrime të zezë është 300 herë më i madh se galaktika jonë, Rruga e Qumështit. Por ato janë gjithashtu shumë të vështira për të dalluar galaktikat, për shkak të shkëlqimit të tyre të ulët.

“Ne besojmë se kemi parë vetëm majën e ajsbergut dhe deri më tani kemi pikasur vetëm disa nga galaktikat më të ndritshme rreth kësaj vrime të zezë supermasive”, tha astronomia Barbara Balmaverde i Observatorit INAF në Torino.

Vrimat e para të zeza, që besohet të jenë formuar pas vdekjes së yjeve të parë dhe ato u rritën në vitet e para të jetës së universit.

Astronomët kanë pyetur se si vrimat e zeza origjinale dolën me karburant të mjaftueshëm për t’i lejuar ato të rriteshin në përmasa të mëdha brenda një kohe shumë të shkurtër, por struktura e sapo zbuluar ofron një shpjegim të mirë për këtë problem.

Në fakt, “rrjeta e merimangës hapësinore” dhe galaktikat e tij përmbajnë gaz të mjaftueshëm për të transformuar një vrimë të zezë qendrore në një gjigant supermasiv, transmeton KosovaPress.

Tani kemi ardhur në pyetjen tjetër – si erdhën në radhë të parë struktura kaq të mëdha të ngjashme me rrjetin?

Astronomët besojnë se përgjigjja qëndron në materien e errët. Zona të mëdha të kësaj lënde të padukshme ndoshta tërhoqën sasi të mëdha gazi në universin e hershëm. Gazi dhe materia e errët e padukshme pas disa kohësh krijuan struktura rrjeti të përshtatshme për evolucionin e galaktikave dhe vrimave të zeza.

“Zbulimi ynë mbështet hipotezën se vrimat e zeza më të largëta dhe masive u formuan dhe u rritën brenda zonave të gjera të materies së errët që gjendeshin në struktura të mëdha. Ne nuk mund t’i vëzhgonim këto struktura më herët për shkak të vëzhgimit të kufizuar të teleskopit”, tha astronomi Colin Norman nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimor, SHBA.

Lexo të tjera