Ekonomi

​Bizneset që nga fillimi i pandemisë kanë humbur 1 miliard euro

0
​bizneset-qe-nga-fillimi-i-pandemise-kane-humbur-1-miliard-euro

Kështu është thënë në konferencën e përbashkët të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi theksoi se nëse nuk intervenohet në shtator dhe në muajin tetor, kolapsi ekonomik është i pa shmangshëm, që sipas tij, do të ketë mbyllje të vendeve të punës dhe falimentim të bizneseve.

Rukiqi tha se gjendja ekonomike është e rëndë dhe institucionet po tregojnë paaftësi për trajtimin e kësaj gjendje.

Ndërsa, edhe sot nuk ka kulur ligji për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend.

Drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka thënë se mos kalimi i ligjit në Kuvend për rimëkëmbje është për keqardhje.

“Ky ligj është mjaft me rëndësi për vendin, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të shkaktuar nga Covid-19”, tha ai.

Zeka ka folur edhe për rëndësinë e marrëveshjes të arritur në Shtëpinë e Bardhë që do të jetë mjaft e dobishme sipas tij, nëse nisin së zbatuari.

Lexo të tjera