Bota

​Deputetja e PDK-së – Bajramit: Ju paguheni me para të popullit e ju thërrisni italianët ta kryejnë punën tuaj

0
​deputetja-e-pdk-se-–-bajramit:-ju-paguheni-me-para-te-popullit-e-ju-therrisni-italianet-ta-kryejne-punen-tuaj

Kërkesa e Bajramit ka zgjuar reagimin e deputetes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Kjo e fundit ka pyetur ministren se kush do të paguajë Guardia di Finanzia për punën që do të duhej ta kryente vetë Ministria e Financave.

“Sa kushton kjo ftesë e juaja znj. ministre? Kush i paguan ata zotërinjtë e Guarda di Finanza? Me para të këtij populli po paguheni ju dhe po me para të popullit ju thërrisni italianët për ta kryer punën tuaj!!! A hiç s´po ju vjen marre a?”, shkruan Musliu.

Guardia di Finanza merret me krimet financiare dhe kontrabandë, dhe ajo pritet së shpejti të vijë në Kosovë për të hetuar skandalin në Thesar, rreth zhdukjes së 2 milionë e 77 mijë eurove.

Lexo të tjera