Fun

​Fosili i Tyrannosaurus Rex shitet për 32 milionë dollarë

0
​fosili-i-tyrannosaurus-rex-shitet-per-32-milione-dollare

Blerësi i fosilit 67 milionë vjeçar është anonim dhe ankandi në Nju Jork u organizua nga shtëpia Christie.

Vlera e parashikuar ishte nga gjashtë deri tetë milionë dollarë, por kjo u tejkalua me përparimin e ankandit në internet.

Rekordi i mëparshëm u mbajt nga një fosil Tyrannosaurus Su, i shitur për 8.4 milionë dollarë në vitin 1997. Ky ekzemplar është i ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore në Çikago.

Sidoqoftë, ende nuk dihet se ku do të përfundojë Stan. Shkencëtarët kanë frikë se mund të mbetet në koleksionin privat të dikujt dhe nuk do ta shohin më.

Megjithëse shtëpia e ankandit refuzoi të shpallë emrin e pronarit të ri, kompania James Hislop tha se disa detaje në lidhje me të ardhmen e fosileve të këtij dinozauri mund të shfaqen në ditët e ardhshme.

Oferta fituese ishte 27.5 milionë dollarë, por kostot shtesë ngritën vlerën e blerjes në 31.8 milionë. Stan është emëruar pas Stan Sacrison, një paleontolog amator që e zbuloi atë.

Ai së pari zbuloi mbetjet e një dinozauri në 1987, në një sediment në Hell Creek në shtetin Dakota Jugore, transmeton KosovaPress.

Kockat u vendosën rreth 16 metra nën kufirin Kretace-Paleogjen – një prerje tërthore gjeologjike që regjistron ndikimin e asteroideve në Tokë dhe prishjen e tre të katërtave të të gjitha llojeve të kafshëve dhe bimëve, rreth 66 milionë vjet më parë.

Stan konsiderohet si një nga ekzemplarët më të mirë të Tiranosaurusit rex që ekziston. Janë 188 kocka që i janë nënshtruar një sërë testesh dhe ekzaminimesh. Dëmtimi i tyre sugjeron që dinozauri ishte përfshirë në beteja të shumta gjatë jetës së tij.

Stan ka qenë i ekspozuar në Studimin Gjeologjik Black Hills në Dakotën Jugore që nga fundi i viteve 1990. Shitja transferoi një pjesë të të drejtave të pronësisë intelektuale, por pronari i ri nuk mund të shesë pjesët në të ardhmen, të përdorë fosilin për printim 3D ose të shesë produkte të ngjashme në internet.

Lexo të tjera