Lajme

​Gjoba të rënda për maskat: Itali, deri në 1000 euro kush nuk i mban

0
​gjoba-te-renda-per-maskat:-itali,-deri-ne-1000-euro-kush-nuk-i-mban

Vendi po planifikon sanksione mjaft të rënda administrative për personat që nuk respektojnë detyrimin e mbulimit të fytyrës për të shmangur kësisoj përhapjen e koronavirusit.

Në Itali, kush del nga shtëpia duhet ta ketë maskën gjithmonë me vete, sepse po shihet dhe mundësia që ajo të bëhet e detyrueshme deri dhe në rrugë.

Drafti i projektligjit që parashikon një gjë të tillë, përjashton nga ky detyrim fëmijët e moshës nën 6-vjeç, individët që bëjnë aktivitet fizik apo njerëzit me patologji të cilat nuk ia lejojnë përdorimin e maskës. Edhe më të ashpra janë masat për ata që shkelin karantinën.

Këta persona do të ndëshkohen me 500 deri në 5000 euro gjobë e rrezikojnë dhe arrestimin nga 3 deri në 18 muaj.

Lokalet që nuk respektojnë normat sanitare kërcënohen nga gjoba deri në 1000 euro dhe mbyllje të biznesit nga 5 deri në 30 ditë. Italia regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 2.600 raste të reja dhe 28 vdekje./tch

Lexo të tjera