Lajme

​Haradinaj-Stublla me bashkatdhetarët në Holandë: Bashkë ta fuqizojmë Kosovën

0
​haradinaj-stublla-me-bashkatdhetaret-ne-holande:-bashke-ta-fuqizojme-kosoven

Ajo me këtë rast ka diskutuar për projekte konkrete për Kosovën, dhe sidomos për ruajtjen e gjuhës shqipe e cila forcon lidhjen me vendlindjen.

“Brezi i ri i diasporës së mirintegruar dhe shkolluar, kanë prekur majat e sukseseve, dhe kjo na bënë pafundësisht krenarë”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo njëherësh shprehu bindjen se bashkë me diasporën do ta fuqizojnë shtetin e Kosovës, duke shtuar se ndihet krenare që brezi i ri në diasporë po ruan gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Ndryshe, Haradinaj-Stublla gjatë vizitës zyrtare në Hagë do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi.

Lexo të tjera