Lajme

​Ish-kryeministri i Izraelit: Vonesën e deritashme me Kosovën ta kompensojmë me zhvillimin e marrëdhënieve

0
​ish-kryeministri-i-izraelit:-vonesen-e-deritashme-me-kosoven-ta-kompensojme-me-zhvillimin-e-marredhenieve

Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të tij në njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli, si dhe për interesimin e tij të fuqishëm dhe shtetit izraelit për Republikën e Kosovës dhe perspektivën e saj.

Nga ana e tij, ish-kryeministri Mofaz, shprehu vlerësimin e lartë për vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe kombeve, duke nënvizuar që vonesën e deritashme ta kompensojmë me zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim të thellë në të gjitha fushat, duke shprehur besimin e plotë në kapacitetet e veçanta njerëzore të vendit tonë për zhvillim të shpejtë dhe të fuqishëm.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, si dy ushtarakë karriere, në vazhdim, ministri Mehaj dhe ish-kryeministri Mofaz, njëherit edhe si ish-ushtarak me gradën më të lartë ushtarake në ushtrinë izraelite (gjenerallejtënant), respektivisht ish- shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe ish-ministër i mbrojtjes së Izraelit, biseduan për çështjet me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Të dy u pajtuan që është shumë e rëndësishme që së shpejti të realizohet marrëveshja për bashkëpunim bilateral në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të dy vendeve.

Lexo të tjera