Lajme

​Këto janë rezultatet e votave me kusht

0
​keto-jane-rezultatet-e-votave-me-kusht

Nga 29.490 vota sa ishin për t’u numëruar, më së shumti ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 14.939 vota.

E dyta që ka marrë më së shumti vota nga ato me kusht dhe personat me nevoja të veçanta është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 4997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 2944 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 2167 vota.

Lista Serbe ka marrë 1178 vota dhe Nisma Socialdemokrate ka marrë 1033 vota.

Ndërkohë, në mëngjesin e sotëm ka filluar numërimi i votave të ardhura përmes postës. Gjithsej janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.

Lexo të tjera