Ekonomi

​Kolapsi ekonomik në Kosovë, i pashmangshëm nëse s’miratohet Ligji për rimëkëmbje ekonomike

0
​kolapsi-ekonomik-ne-kosove,-i-pashmangshem-nese-s’miratohet-ligji-per-rimekembje-ekonomike

Kështu është thënë në konferencën e përbashkët drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi theksoi se nëse nuk intervenohet në shtator dhe në muajin tetor, kolapsi ekonomik është i pashmangshëm, që sipas tij, do të mbyllen mijëra vende të punës dhe do të ketë falimentim të shumë bizneseve. Ai tha se gjendja ekonomike është e rëndë dhe institucionet po tregojnë paaftësi për trajtimin e kësaj gjendje.

“Unë pata një takim me drejtorin e ATK-së dhe u konfirmua ajo që e kemi thënë edhe vazhdimisht për mbi mesataren e humbjeve ditore në ekonomi. Nga fillimi i pandemisë e deri tani, humbjet në ekonominë e vendit ose qarkullimi minus me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është në vlerën 1 miliard euro. Ky është një shqetësim dhe si alarm për ata që marrin vendime që duhet me ndërhyrë shpejt qoftë me pjesën legjislative, qoftë me veprime ekzekutive. Pra, jemi duke fol edhe për pjesën e qeverisë që ka qeveria apo koalicioni qeveritar dhe për pjesën e përgjegjësisë që e ka parlamenti në adresimin e gjendjes së rëndë ekonomike që e kemi. Dhe nëse nuk intervenohet ashtu siç kemi thënë me mjete në ekonomi gjatë muajt shtator dhe në muajin tetor, kolapsi ekonomik është i pashmangshëm që do të përcjellët me humbjen e mijëra vendeve të punës dhe mbylljen e shumë bizneseve, të cilat nuk do të kenë alternativa të mbijetesës. Sinjalet nuk janë pozitiv që do të kalojë ligji për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Rukiqi.

Drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka thënë se mos kalimi i ligjit në Kuvend për rimëkëmbje është për keqardhje. Ai tha se ky ligj është mjaft me rëndësi për vendin, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

“Është absolutisht për keqardhje që deputetët mbi një muaj kanë qenë në pushim, por që edhe në seancën e parë pas kthimit ata nuk aprovojnë një ligj, i cili është i rëndësishëm për sektorin privat edhe për ringjalljen e ekonomisë në vend pas efekteve negative që pandemia ka pasur në tërë sektorin privat. Dëshirojmë të besojmë që deputetët e Kuvendit do të tejkalojnë veten edhe përtej diskursit të zakonshme që ky projektligj nuk është gjithëpërfshirës dhe ta kalojnë në lexim të parë dhe pastaj do t’i hapin rrugë mundësi debatit parlamentar në Komisionin përkatës që projektligji të plotësohet edhe me nene të tjera”, tha Zeka.

Ai ka folur edhe për rëndësinë e marrëveshjes të arritur në Shtëpinë e Bardhë që do të jetë mjaft e dobishme sipas tij, nëse nisin së zbatuari. Tha se Kosova është në një situatë interesante kur po hapen mundësitë e reja të zhvillimit ekonomik dhe efektet e marrëveshjes së arritur para dy javësh në Uashington.

“Hapen mundësi të reja për investime infrastrukturore, të cilat i mungojnë vendit dhe zgjidhje të reja të transportit, të cilat deri më tani nuk kanë qenë në dispozicion as të prodhuesve e as të kompanive tregtare të vendit. Po ashtu, investimet, të cilat do ta shndërronin Kosovën në një nyje të rëndësishme të transportit dhe lidhjes së njerëzve dhe kompanive. Do të hapnin edhe mundësitë e reja për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes dy institucioneve financiare amerikane siç është Korporata ndërkombëtare e SHBA-ve, Banka DFC dhe Banka Export import”, tha Zeka. /kp

Lexo të tjera