Lajme

​Konjufca: Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë

0
​konjufca:-pashket-jane-feste-e-paqes-dhe-ringjalljes,-zemergjeresise,-tolerances-dhe-respektit-te-ndersjelle

U.d Presidenti Konjufca ka thënë se sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira

Në vijim, gjeni urimin e u.d presidentit Konjufca:

Kremtet në traditën shqiptare festohen në harmoni ndërvëllazërore.

Sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet të të sinqerta për ditë më të mira.

Në këtë kohë kur virusi Covid-19 ka pllakosur botën, jemi të shtrënguar të urojmë njëri-tjetrin nga distanca.

Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

Në këtë ditë, uroj të gjithë bashkëkombësit katolikë. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja mirësi e begati!

Gëzuar për shumë mote Pashkët!./Lajmi.net/

Lexo të tjera