Ekonomi

​Kuçi e Abrashi takohen me delegacionin e DFC-së, flasin për projektet infrastrukturore

0
​kuci-e-abrashi-takohen-me-delegacionin-e-dfc-se,-flasin-per-projektet-infrastrukturore

Sipas komunikatës ministrore temat e diskutimit në këtë takim ishin të dala nga marrëveshja e 4 shtatorit në Ëashington.

Për hisen infrastrukturore u diskutua konkretisht për projektet kryesore si Autostrada “Prishtinë-Merdare”, Hekurudha “Prishtinë-Merdare” me stacion multimodal, Hekurudha deri në detin Adriatik dhe projekti i Brezovicës.

Kurse në spektrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit u diskutua për projektet kryesore të sektorit të energjisë përfshirë këtu qasja në rrjetin ndërkombëtar të gazit, qasja në projektet e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme si dhe opsionet për energjinë me bazë konvencionale.

Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua për koordinim me qëllim të involvimit të sektorit privat si motor të zhvillimit ekonomik dhe opsionet e mbështetjes së DFC-së në këtë sector shumë të rëndësishëm.

Ajo që nuk u la pa u përmend nga aktualiteti ishte edhe përkrahja e mundshme në Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike nga COVID-19.

Lexo të tjera