Lajçak tha në Komitetin e Politikës së Jashtme të BE, me rastin e 25-vjetorit të marrëveshjes së Dejtonit, se dialogu Kosovë-Serbi duhet të çojë në një “marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhë të gjitha problemet ekzistuese njëherë e përgjithmonë”.
Ai vlerësoi se në negociatat e deritanishme “është arritur përparim i plotë në zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve”, teksa vuri në dukje se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe situata në Bosnjë dhe Hercegovinë janë dy çështje kryesore në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/