Lajme

​Mblidhet sërish sot Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

0
zgjidhen-anetaret-e-rinj-te-komisionit-te-pavarur-te-mediave

Deputetët e këtij komisioni në ora 13:00 do të intervistojnë ish ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.

Ndërsa në ora 14:00 pritet të intervistohet ish drejtoresha menaxhuese Mirka Tahiri.

Ndërkaq, edhe gjatë ditës së djeshme ishte mbledhur ky komision e ku u intervistua ish-zëvendës drejtori i AKM-së, Ahmet Shala i cili deklaroi se beson që nuk janë shkatërruar dokumentet e privatizimit në Kosovë në vitin 2008-të.

Tutje ish-ministri gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit duke hequr çdo dilemë se kanë humbur dokumentet gjatë djegieve të tyre më 2008, theksoi se të gjitha dokumentet e privatizimit janë të skanuara dhe të ruajtura në arkivin elektronik të Bashkimit Evropian. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera