Lajme

​Mbyllja totale, Muharremaj: Vendimet e Qeverisë duhet të respektohen

0
​mbyllja-totale,-muharremaj:-vendimet-e-qeverise-duhet-te-respektohen

Por ka dhe të tjerë kryetar të cilët thonë se vendimet e qeverisë duhet të respektohen e sidomos kur janë vendime të cilat vijnë si shkak i mbrojtëse së shëndetit të qytetarëve.

Është ky kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili për KosovaPress thotë se në rend të parë është shëndeti i qytetarëve, por shton edhe se duhet të shihen hapat që do të ndërmarrin më tej.

Megjithëse për arsye teknike, Muharremaj nuk ka marrë pjesë në takimin virtual të kryetarëve të komunave që kishin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Nuk kam marrë pjesë dhe nuk kam mundur me hy në online dhe nuk e di çka ka ndodhur në takim. Do të bisedojmë edhe njëherë me Asociacionin e Komunave pasi që unë sot nuk kam mundur me hy prej shtëpisë[…]nuk di çka ka ndodhë, nuk kam kontakua me askënd për të kuptuar se çka ka ndodh”, tha Muharremaj për KosovaPress.

Megjithatë, Muharremaj thotë se duhet të respektohen disa nga vendimet qe vijnë nga Qeveria dhe se në disa raste nuk mund të veprojnë “n’kry në vete”.

“Ne nuk mundemi ne me marrë vendim në krye tonë, duhet me kuptua këtë punë, këtu ka sistem dhe ne nuk mundemi të dalim ndryshe nëse Qeveria e Kosovës dhe MSH dalin me vendime të prera atëherë ne duhet t’i zbatojmë. Por edhe njëherë them se nuk mund të them detaje të sakta se si do të vazhdojmë. Nesër është festë, të shohim prej të martës si do të vazhdojmë. Ne nuk kemi marrë me shkrim asgjë dhe nuk kemi informata zyrtare”, tha ai.

Megjithëkëtë, Muharremaj pranon se mbyllja totale do të shkaktojë krizë tek bizneset.

“Te bizneset ndikon negativisht, por nëse është siguria e qytetarëve dhe shëndeti i tyre çdoherë është prioritet për ne. Bizneset me të vërtetë humbje të mëdha krijohen”, tha Muharremaj për KosovaPress.

Lexo të tjera