Ekonomi

​Mehmeti e Szunyog, kërkojnë aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

0
​mehmeti-e-szunyog,-kerkojne-aprovimin-e-ligjit-per-rimekembje-ekonomike

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së në tejkalimin me sa më pak pasoja ekonomike të gjendjes së krijuar nga pandemia.

Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin me veprimet e ndërmarra për të liberalizuar çmimet në tregun e sigurimeve, progresin e arritur në harmonizimin e kornizës rregullative bankare me kornizën e Basel III, të adresuara edhe në raportin e fundit të BE-së për Kosovën.

Njëkohësisht, Guvernatori falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe BQK-së, duke përfshirë edhe periudhën gjatë pandemisë nëpërmjet Asistencës Makro – Financiare të Unionit Evropian.

Nga ana tjetër, Ambasadori Szunyog, e nënvizoi rëndësinë e punës së BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

Në këtë takim, dy palët shprehën nevojën urgjente për aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ambasadori Tomáš Szunyog gjithashtu bëri thirrje për kompletimin sa më parë të përbërjes së Bordit të BQK-së, duke kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta përfundojë sa më parë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera