Fun

​Nëse e përdorni këtë emoji, nuk jeni më “cool”

0
​nese-e-perdorni-kete-emoji,-nuk-jeni-me-“cool”

Nga viti në vit, katalogu i buzëqeshjeve shtohet me të reja, ndërsa disa dalin nga moda pas një të kaluare të lavdishme.

Kjo është ajo që duket se po ndodh me “të qeshurën me lot”, që, sipas gjeneratave të reja, tani konsiderohet e vjetruar.

Përdorimi i saj në një bisedë nuk ndihmon më për të përcjellë argëtim dhe, në të vërtetë, tradhton një moshë të caktuar nga ana e përdoruesit.

Ishte CNN që e raportoi këtë pseudo-përplasje gjeneratash, edhe pse dëshmitë e para të intolerancës ndaj emoji-t “e qeshur me lot” në mediat sociale datojnë muaj më parë.

Midis komenteve në platforma si “TikTok” dhe përgjigjeve të drejtpërdrejta nga të intervistuarit, doli se emoji është “dëbuar” thjesht, sepse është i popullarizuar te të rriturit.

Dhe, nëse gjeneratat e atyre që kanë lindur deri në fund të viteve 1970 duken thjesht të ndara midis pranimit të risisë ose vazhdimit pa probleme të përdorimit të fytyrës ofenduese, duket se kanë qenë pikërisht mijëvjeçarët ata që e morën çështjen personalisht, drejtpërsëdrejti në shënjestër të kritikave të vajzave dhe djemve në internet, duke mos dashur të dorëzohen ndërsa plaken.

Por gjithçka është më se normale: kështu ka qenë gjithmonë, madje edhe para ardhjes së emoji-ve./Atsh

Lexo të tjera