Bota

​Pesë vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

0
​pese-vjet-nga-nenshkrimi-i-msa-se-me-bashkimin-evropian

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

MSA kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg.

Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes së Kosovës drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave. /KosovaPress/

Lexo të tjera