Lajme

​Protesta të mëdha kundër Lukashenkos, qindra të arrestuar

0
​protesta-te-medha-kunder-lukashenkos,-qindra-te-arrestuar

Një numër i madh i oficerëve të policisë dhe ushtarëve janë vendosur në qendër të Minskut, dhe shumë prej tyre po bllokojnë Sheshin e Pavarësisë dhe rrugët e hyrjes në të.

Skena të ngjashme u panë pranë Pallatit të Republikës, një ndërtesë kryesore e qeverisë.

Rrugët anësore janë gjithashtu plot me policë dhe ushtarë. Protestat po zhvillohen në Bjellorusi për pesë javë tani për rezultatet e diskutueshme të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga Lukashenko me më shumë se 80 për qind të votave.

Ai ka qeverisur vendin për një çerek shekulli dhe shpesh quhet diktatori i fundit evropian.

Grupi i të drejtave të njeriut Viasna deklaron se ka shumë gra mes të arrestuarve dhe se dhuna policore u raportua gjatë arrestimit.

Protestuesit vendosën gratë në ballë të turmës për të qenë fytyra e demonstratave me shpresën se autoritetet do të tregoheshin më pak brutal ndaj tyre./tch/

Lexo të tjera