Lajme

​Sot seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve

0
​sot-seanca-ndaj-uke-rugoves-dhe-te-tjereve

Më 30 mars seanca dështoi për shkak të mungesës së të akuzuarit Astrit Haraqija, që sipas mbrojtjes së tij, ishte i infektuar me COVID-19.

Meqenëse mungoi Haraqija, gjyqtarja, Fatime Dermaku tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për shqyrtim gjyqësor.

“Meqenëse mungon i akuzuari Astrit Haraqija nuk ka kushte ligjore për shqyrtimin gjyqësor. Seanca e radhës caktohet me 16 prill”, deklaroi ajo në seancën e fundit.

Avokati mbrojtës Teki Bokshi tha se Haraqija ishte i infektuar me Covid-19.

Trupi gjykues ka kërkuar që mbrojtja e të akuzuarit Astrit Haraqija që të dërgojë dokumentacionin që vërteton se ai është i infektuar me COVID-19.

“Obligohet Teki Bokshi qe të sjell dokumentacione lidhur me faktin se është i infektuar me Covid-19”, ishte kërkesa e gjyqtares.

Për më shumë se një vit nuk është mbajtur asnjë seancë për rastin ndaj Ukë Rugovës dhe katër të tjerëve që dyshohen për skandalin me viza italiane.

Lexo të tjera