Lajme

​Tahiri: Historia do ta çrrënjosë përgjithmonë përpjekjen për ta ndryshuar të vërtetën e luftës sonë për liri

0
​tahiri:-historia-do-ta-crrenjose-pergjithmone-perpjekjen-per-ta-ndryshuar-te-verteten-e-luftes-sone-per-liri

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Serbia duke shtrembëruar të vërtetën mbi luftën çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, do të dështojë në fund pasi akuzat e saj janë të pabaza.

Postimi i plotë:

Në bankën e të akuzuarit në Hagë, sot nuk qëndroi presidenti Hashim Thaçi si individ, por një epokë e tërë e burrave dhe grave që luftuan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Qëndroi ana më e ndritshme e historisë sonë kombëtare.

Vetë trajtimi i pretendimeve të pabaza e të nxitura nga Serbia, është dëshmi se si ka rrëshqitur dhe është shtrembëruar trajektorja e të vërtetës. E të vërtetës që e dimë te gjithë ne, të vërtetës që e di dhe e ka parë e mbarë bota demokratike.

Me këto akuza të paqëndrueshme e të pabaza, të cunguar e të dështuar ishin e do të mbesin, ata që janë përpjekur ta ndryshojnë historinë.

Pa dyshim se triumfi i drejtësisë në fund, do ta restaurojë edhe të vërtetën, edhe të drejtën. Ashtu siç presidenti Thaçi iu përgjigj me dinjitet këtyre akuzave, edhe historia do ta çrrënjosë përgjithmonë përpjekjen për ta ndryshuar të vërtetën e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera