Lajme

​Tahiri: Vota e Arifit ishte legjitime, Kurti s’mund të kthehet kryeministër

0
​tahiri:-vota-e-arifit-ishte-legjitime,-kurti-s’mund-te-kthehet-kryeminister

Ai në Debat të RTK-së ka thënë se Kushtetuesja s’do të merr vendim që votën e Arifit ta shpallë të pavlefshme dhe se këtij të fundit nuk mund t’i merret mandati pasi që ai është përfaqësues i popullit.

“Deputeti është legjitim derisa t’i merret mandati nga Kuvendi dhe derisa Komisioni për imunitet dhe mandate nuk ia merr mandatin dhe në vend të tij nuk vjen dikush tjetër. Kushtetuesja e konstaton gjendjen dhe ajo tash nuk ka lëndë, por po bëhet një kthim në pozicion. Te rasti i Pacolli ishte ndryshe, andaj Kurti nuk kthehet në detyrë në asnjë mënyrë”, tha Tahiri.

Sipas tij, nuk është votë përcaktuese ajo e deputetit Arifit, pasi po mos të ishte ai, do të ishte dikush tjetër si deputet i certifikuar, andaj çdo vendim është legjitim.

Lexo të tjera