Lajme

​Thaçi: Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin të pathyeshëm në rrugën e lirisë

0
​thaci:-fehmi-e-xheve-lladrovci-ishin-te-pathyeshem-ne-rrugen-e-lirise

Thaçi thotë se Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë.

Presidenti Thaçi ka shkruar edhe se “Me krenari e kujtoj çdo moment të angazhimit tonë të përbashkët”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy prej veprimtarëve më të hershëm të lëvizjes ilegale për liri e pavarësi, ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë. Ata ishin pjesë e formacioneve të para të UÇK-së për organizimin e rezistencës së armatosur dhe figura emblematike të luftës sonë çlirimtare.

Me krenari e kujtoj çdo moment të angazhimit tonë të përbashkët.

Sot, në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. Kështu i njoha dhe kështu përjetësisht do t’i kujtoj. HTH /Lajmi.net/

Lexo të tjera