Ekonomi

​Veseli: PDK-ja do të jetë gjithmonë aleat dhe mbrojtës i interesave të sektorit privat

0
​veseli:-pdk-ja-do-te-jete-gjithmone-aleat-dhe-mbrojtes-i-interesave-te-sektorit-privat

Me këtë rast ai ka thënë se pandemia i ka dëmtuar ato rënd dhe sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e qeverisë qendrore, por edhe të pushtetit komunal.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se PDK-ja do të jetë gjithmonë aleat dhe mbrojtës i interesave të sektorit privat.

Ky është statusi i tij i plotë:

Gjatë vizitës në Prizren, u ndala në lagjen Kurillë për të biseduar me sipërmarrësit e kafiterive dhe dyqaneve lidhur me gjendjen e tyre ekonomike. Pandemia i ka dëmtuar ata rëndë dhe sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e qeverisë qendrore, por edhe të pushtetit komunal.

Biznesi i vogël dhe i mesëm është punëdhënësi më i madh në Kosovë dhe Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë aleat dhe mbrojtës i interesave të sektorit privat. Gjithashtu tërë shoqëria duhet të shqetësohet për situatën e tyre dhe duhet t’u ndihmojmë duke konsumuar e përdorur më shumë prodhime e shërbime vendore. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera