Lajme

104-vjeçarja që mposhti koronavirusin për herë të dytë

0
104-vjecarja-qe-mposhti-koronavirusin-per-here-te-dyte

Carmen Hernandez mori mbështetje nga mjekët derisa u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja në qytetin e Tunjës kur ajo doli nga spitali e shtrirë në një shtrat.

Ajo doli nga spitali pas 21 ditësh qëndrimi.

Hernandez fillimisht ishte diagnostikuar me koronavirus në qershorin e vitit të kaluar dhe ishte trajtuar në San Jose ku ajo ka jetuar për 25 vjet.

Ajo ishte në gjendje ta mposhte koronavirusin por pasi u vaksinua në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me COVID në mars për të dytën herë.

Ajo ishte pranuar në intensiven e spitalit ku po trajtohej nga mjekët dhe infermierët. Të hënën ajo doli nga spitali me një ambulancë pasi e ka mposhtur koronavirusin.

Lexo të tjera