Fun

12-vjeçarja vdes nga morrat, akuzohen prindërit për vrasjen e saj

0
12-vjecarja-vdes-nga-morrat,-akuzohen-prinderit-per-vrasjen-e-saj

Kaitlyn Yozviak vdiq më 26 gusht nga arresti kardiak me një shkak dytësor që ishte anemia e rëndë, pasi besohet se kafshimet e përsëritura nga morrat i ulën nivelet e hekurit në gjak dhe mund të kenë shkaktuar sulmin në zemër, përcjellin mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Kur agjentët arritën në shtëpi dhe gjetën trupin e saj, vendi ku kishte ndërruar jetë ishte e ndytë dhe e dëmtuar me parazitë që mbulonin dyshekun.

Prindërit e saj Mary Katherine ‘Katie’ Horton, 37 vjeç dhe Joey Yozviak, 38 vjeç, thanë se ajo nuk ishte larë për një javë e gjysmë.

Nëna e saj thirri numrin e emërgjencës duke treguar se më vonë vdiq në spital.

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Qarkut Wilkinson, Brenda Trammell, ra dakord se kishte prova të mjaftueshme për akuzat e vrasjes së shkallës së dytë kundër prindërve të saj. /Lajmi.net/

Lexo të tjera