Rozë

14 shokëve ua dha nga 1 milion dollarë, Clooney tregon arsyen

0
14-shokeve-ua-dha-nga-1-milion-dollare,-clooney-tregon-arsyen

Miku i tij Rande Gerber e ndau për herë të parë historinë në vitin 2017, duke thënë se i kishte befasuar me nga një valixhe me 1 milion dollarë për secilin për mbështetjen e dhënë përgjatë viteve.

Në një intervistë të dhënë për “GQ”, Clooney tregoi arsyen që e çoi të merrte këtë vendim. “Mendova se ajo që kam janë këta njerëz që për një periudhë prej 35 vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo në një tjetër. Kam fjetur në divanët e tyre kur isha i lënduar.

Ata më ndihmuan kur kisha nevojë ndër vite dhe unë i kam ndihmuar gjatë këtyre viteve. Të gjithë jemi miq të mirë. Dhe mendova, e dini, pa ata nuk do të kisha asgjë nga këto. Dhe ne të gjithë jemi vërtetë të afërt, thjesht mendova nëse më godet një autobus.“, tha George, duke theksuar se gjithashtu në atë kohë nuk ishte i martuar dhe me fëmijë.

Lexo të tjera