Lajme

1,754 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0
1,754-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka ftuar deputetët që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike.

Zemaj ka thënë se në pakon për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth pandemisë COVID-19. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera