Bota

18 vjeçari që i preu kokën mësuesit francez, postoi në Facebook një foto “horror” të viktimës para se ta vriste

0

Personi që i preu kokën një mësuesi në Francë postoi një foto të tmerrshme të viktimës para se të vritej nga policia, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.


I dyshuari goditi me thikë mësuesin e historisë së shkollës së mesme në Conflans-Sainte-Honorine, vendbanim në në veri-perëndim të Parisit të premten pasdite në një sulm që u cilësua si terrorist nga vetë presidenti francez Emanuel Macron.

Mësuesi 47-vjeçar u vra afër shkollës, ku në fillim të këtij muaji ai u kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed, njoftuan zyrtarët francezë.

Shfaqja ose krijimi i karikaturave të Profetit Muhamed konsiderohet blasfemi nga myslimanët dhe më parë ka qenë shkaku i sulmeve terroriste në Francë, kur ekstremistët shënjestruan revistën satirike Charlie Hebdo.

Policia qëlloi të dyshuarin, që besohet të jetë një 18-vjeçar i lindur në Moskë. Ai u vra  vetëm disa milje nga vendi i goditjes me thikë.

Ai u dëgjua duke bërtitur ‘Allahu Akbar’ – para se siç raportohet të postojë imazhin e tmerrshëm në mediat sociale,  së bashku me një kërcënim në frëngjisht për ata që fyejnë profetin Muhamed.

Llogaria e tij në Facebook raportohet se është pezulluar që atëherë. /Reporteri.net

Lexo të tjera