Lajme

28 vjeçari nga Malisheva dyshohet të jetë rrëmbyer, dalin fotot ku shihet i lidhur

0

Familjarët ende nuk dinë për fatin e 28 vjeçarit, Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës. Ata kanë raportuar në polici për zhdukjen e të riut, ku edhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Një portal lokal, ka publikuar disa imazhe, ku shihet një i ri, i lidhur dhe i shtrirë në tokë. Ndërsa pretendohet se bëhet fjalë për 28 vjeçarin.

IndeksOnline ka kërkuar të di më shumë rreth këtij rasti në Policinë e Kosovës, derisa vetëm është konfirmuar se hetimet janë duke vazhduar.

“Janë angazhu të gjitha njësitet policore për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve të mundshëm.

Do të informoheni në vazhdimësi”, ka thënë Nysrek Gjurkaj, zëdhënës i policisë në Rajonin e Gjakovës.

Lexo të tjera