Lajme

469 viktima dhe mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

0
469-viktima-dhe-mbi-16-mije-raste-te-reja-me-covid-19-ne-itali

Gjithashtu, në vend u konfirmuan edhe 469 viktima ditore.

Aktualisht, rastet pozitive në vend janë 514 660.Shkalla e pozitivitetit është 4,8%, 0,4 pikë përqindje më shumë se një ditë më parë, që ishte 4,4%, raporton ATSh.

Janë 3 490 pacientë të shtruar në reanimacion për Covid në Itali, më poshtë me 36 njësi e krahasuar me të martën në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa shtrimet ditore ishin 216.

Sipas të dhënave, 26 369 pacientë janë të shtruar në pavijone të zakonshme.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3 809 193, i vdekjeve në 115 557, ndërsa të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 3 178 976.

Lexo të tjera