Lajme

60 raste aktive me koronavirus në Gjilan

0
60-raste-aktive-me-koronavirus-ne-gjilan

Në takim u theksuar fakti se lajmi i mirë është që numri i rasteve aktive në Gjilan ka rënë në 60.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit, si përket përballjes me pandeminë COVID-19 është kjo: 1048 raste pozitive në total, 943 të shëruar plotësisht, 45 të vdekur, 11 të hospitalizuar dhe 27 mostra në pritje.

Përndryshe, Gjilani është komuna e parë në nivel të Republikës që më 22 shkurt ka themeluar mekanizmin kundër përhapjes së virusit COVID-19, derisa më 13 mars, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë vendimin e radhës për formimin e Komitetit Gjilanit për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në këto 209 ditë të përballjes me COVID-19, Gjilani ka mbajtur takime ditore për menaxhimin e kësaj situate, përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj personave të infektuar, familjet e tyre, por edhe janë mbështetur familjet me gjendje të rëndë sociale. /Lajmi.net/

Lexo të tjera