Lajme

821 shoferë u ndëshkuan gjatë ditës së djeshme, shumica e tyre për tejkalim të shpejtësisë

0
821-shofere-u-ndeshkuan-gjate-dites-se-djeshme,-shumica-e-tyre-per-tejkalim-te-shpejtesise

Në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe rreziqet që i parashtrohen të gjithë pjesëmarrësve në trafik, nga Policia e Kosovës po vazhdon kontrolli dhe mbikëqyrja e trafikut rrugor.

Kësisoj gjatë ditës së djeshme për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar janë ndëshkuar 459 shoferë.
Për mos-vendosje të rripit të sigurisë janë ndëshkuar 226 shoferë, transmeton lajmi.net.

Kurse për përdorim të telefonit mobil, gjatë ngasjes janë ndëshkuar 136 shoferë./Lajmi.net/

Lexo të tjera