Lajme

9-vjeçarja që jeton në Gjermani i dhuron mbi 1 mijë euro që i kurseu për “Jetimat e Ballkanit”

0
9-vjecarja-qe-jeton-ne-gjermani-i-dhuron-mbi-1-mije-euro-qe-i-kurseu-per-“jetimat-e-ballkanit”

Pasi e dhuroi shumën në fjalë, Loriana tha se paratë që i mori nga prindërit, i ka kursyer për t’i dhënë për ata që kanë nevojë.

“Prej herës së parë kur e kam pa Halil Kastratin, ja kam nis me mbledh para për bamirësi. Mami edhe babi më kanë jep pare, edhe unë i kam mbledhë, e sot kam ardhë këtu me ja jap hoxhës Halil Kastrati. Kam qef me i ndihmu familjes, me ju ndihmu do njerëzve”, ka thënë 9-vjeçarja, duke treguar se ka mbledhur më shumë se 1 mijë euro.

Halil Kastrati theksoi se me këtë shumë, ajo mund të ndihmojë mbi 20 familje me pako ushqimore, apo edhe për qëllime tjera bamirësie.

Vajza ka dashur që paratë e saj të shkojnë për të ndihmuar ndonjë të sëmurë dhe ndonjë familje me pako ushqimore.

“Duhet me mbajtë shpresë që ka me ju ndihmu dikush ndonjë ditë, e s’kanë me kanë ma të varfër, e kanë me pas një shtëpi”, tha ajo.

“Ish kanë mirë edhe shoqet e mia me mbledh pak pare e me e ndihmu edhe ata ndonjë familje, se është mirë me bo qeshtu”, përfundoi Loriana. /Lajmi.net/

Lexo të tjera