Lajme

A do jetë kandidat për president? Flet Lutfi Haziri

0
a-do-jete-kandidat-per-president?-flet-lutfi-haziri

Ai në Debat të RTK-së ka hedhur poshtë mundësinë që të jetë kandidat i LDK-së për këtë post.

“Jo, në asnjë mënyrë. Nuk është diskutuar, as nuk e kam menduar. Derisa nuk ka konfirmim të aktakuzës, presidenti mban detyrën. Nëse ka dinamikë të re nga Specialja, Kosova shkon detyrimisht në prag të zgjedhjes së presidentit”, u shpreh Haziri.

Sipas tij, presidenti i ri i vendit duhet të jetë kredibil dhe i paanshëm.

“Unë jam për një president kredibil. Presidenti duhet të marrë votat në Kuvend, të jetë i paanshëm dhe të ketë qëndrueshmëri politike në kryerjen e detyrës politike”, ka thënë Haziri.

Lexo të tjera