Lajme

A e pyeti Kurti – Lajçakun lidhur me hartën ku nuk shihej Kosova

0
a-e-pyeti-kurti-–-lajcakun-lidhur-me-harten-ku-nuk-shihej-kosova

Kjo kishte shkaktuar reagime dhe Lajcak kishte marrë shumë kritika.

Miroslav Lajçak kishte reaguar rreth çështjes së hartës e cila u shfaq në zyrën e tij, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Ai arsyetohej se kufiri aty shihej qartë.
Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.

Ndërkohë, lideri i VV’së, Albin Kurti ka folur për medie pas takimit që pati sot me Lajcakun në Prishtinë.

Ai, përvec të tjerave, është pyetur edhe për punën e hartës.

“Nuk kam diskutuar për harta”, tha shkurt ai për gazetarët.

Ndryshe, Kurti përsëri riafirmoi qëndrimin e tij se dialogu nuk është prioritet i parë e madje as i dyti. Mirëpo Kurti për dallim nga deklaratat para zgjedhjeve, tani po thotë se dialogu është prioritet i katërt e jo më i gjashti apo i shtati.

Lexo të tjera