Bota

A ka shprehur Hoti gatishmëri për të dhënë dorëheqje? Zyra e kryeministrit lëshon reagim

0
a-ka-shprehur-hoti-gatishmeri-per-te-dhene-doreheqje?-zyra-e-kryeministrit-leshon-reagim

Me anë të një komunikate për media, ZKM ka thënë se informacionet për dorëheqjen apo për shfaqjen e gatishmërisë për dorëheqje nga Hoti nuk janë të vërteta, shkruan lajmi.net.

“Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Z. Avdullah Hoti, njofton opinionin publik se informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër mediat për dorëheqjen e Kryeministrit janë të pa vërteta”, thuhet në komunikatë.

“Kryeministri Hoti ka dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime, arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë  Covid -19”, thuhet tutje në komunikatë.

Madje, zyra e kryeministrit ka thënë se qëndrimet e Hotit janë të qarta, ose partitë të dakordohen për presidentin, ose të gjendet një datë e përshtatshme për zgjedhje.

“Duke ju referuar zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, Kryeministrit Hoti, e ka bërë të qartë qëndrimin se partitë parlamentare i kanë dy opsione,  të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e ka përmendur dorëheqjen si opsion”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera