Lajme

“A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ia bo qashtu a?”, sulmohet fizikisht drejtori i Urbanizimit në Gjakovë

0
“a-nuk-gjete-dikujt-tjeter-po-bash-dajes-tim-me-ia-bo-qashtu-a?”,-sulmohet-fizikisht-drejtori-i-urbanizimit-ne-gjakove

Në deklaratën e tij në polici, ai tha se personi iu kishte drejtuar duke i thënë “A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ia bo qashtu a?”.

Pas kësaj, ai thotë se u godit nga ai, duke i shkaktuar lëndime në hundë dhe duke ia thyer syzet.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“ Datë 03.04.2021 rreth orës 15:30, viktima e lartëcekur ( drejtor i urbanizmit ne KK Gjakovë ) është paraqitur ne St.Policor dhe i njëjti ka deklaruar se derisa ishte ne një lokal aty kishte shkuar një person dhe i iu kishte drejtuar atij me fjalët “A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ja bo qashtu a” dhe pas këtyre fjalëve i njëjti e kishte goditur me boks viktimën duke i shkaktuar lëndime ne hunde dhe ia kishte thyer syzet.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Sipas viktimës deri te konflikti kishte ardhur për shkak te një toke ku i dyshuari pretendon se e njëjta është e dajës se tij dhe kërkon nga viktima qe te mos ia jap dikujt tjetër për ndërtim. I dyshuari është kërkuar mirëpo i njëjti nuk është hasur. Ne lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti nen hetime”, tha Gjurkaj.

Lexo të tjera