Lajme

A po u bën AAK-ja presion partnerëve qeverisës për çështjen e presidentit?

0

Ardian Gjini nga AAK-ja ka folur rreth zhvillimeve të fundit në koalicionin qeverisës

I pyetur nëse AAK-ja është duke u bërë presion partnerëve të koalicionit rreth çështjes së presidentit, Gjini e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk është e vërtetë që po bëjmë presion apo shantazh për çështjen e presidentit. Çështja e presidentit është shumë e lehtë për ne, pasi që ne e kemi një kandidat dhe ne e mbështesim, të tjerët mund të mbështesin kandidatët e tyre”, ka thënë Gjini në Kanal10.

Ai ka thënë se AAK-ja ka pasiguri ekskluzivisht për çështjen e “negociatave me Serbinë”./express

Lexo të tjera