Lajme

Abrashi: Me fondet amerikane, këtë vit pritet të fillojë autostrada drejt Merdares

0
abrashi:-me-fondet-amerikane,-kete-vit-pritet-te-filloje-autostrada-drejt-merdares

Ai ka thënë se në bazë të seriozitetit që kanë treguar investitorët amerikanë që kanë dërguar letra këtë javë, autostrada do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt.

“Mendoj se këtë vit është e mundshme të fillojë ndërtimi i autostradës për Merdare. Po flasim për një autostradë që ka koston deri në 250 milionë euro. Autostrada ka 27 kilometra”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Ministri i Infrastrukturës thotë se është kërkuar që kushdo që e merr punën, punimet të përfundojnë jo më larg se 15 muaj.

Duke folur për mini-Schengenin, Abrashi thotë se është e vërtet që LDK në të kaluarën e ka refuzuar këtë iniciativë por sipas tij tash garantues është Amerika.

“Ne tash jemi palë e barabartë e kësaj iniciative. Ne tash paraqesim edhe kushtet tona si shtet i barabartë”, tha ndër të tjera Arban Abrashi.

Lexo të tjera