Rozë

Adelina Ismaili ja palon këngëtarit Arif Vladi

0

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Adelina Ismaili, në një nga intervistat e fundit që realizoi me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, komentuan edhe për këngën “Marshi i UÇK-së”, e interpretuar nga këngëtari Arif Vladi.

Për këtë të fundit, Ismaili deklaroi se u pagua për të bërë një interpretim të tillë.

Megjithatë, Vladi iu kundërpërgjigj Adelinës dhe në reagimin e tij shtoi se do e paraqesë në gjyq, nëse nuk tregon se kush e ka paguar.

 

Sido që të jetë, këngëtarja e mirënjohur ka bërë një tjetër reagim ditën e sotme (e martë) duke e pyetur nëse i ka paguar taksa Kosovës në koncertet që lajmëroheshin si humanitare.

“Mirëmëngjes Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrës? Gjermanisë? Etj. Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni me emisionin Tete a tete, për të kuptuar se kush vërtetë jeni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën”, ka shkruar ai.

 

Adelina ndërkohë që disa javë filloi me emisionin e saj të ri, e cila njëherësh ka bërë një tërheqje prej një kohësh nga muzika. /Telegrafi/

Lexo të tjera