Rozë

Adelina Ismaili shkëlqen në veshje kombëtare

0
adelina-ismaili-shkelqen-ne-veshje-kombetare

Edhe pse nuk është shumë aktive me këngë të reja, Adelina Ismaili i mban të informuar fansat për çdo të re rreth saj përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ndau me ndjekësit disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me veshje kombëtare dhe dukej për mrekulli.

Këto imazhe vijnë pas fotosesionit, në të cilin u shfaq e veshur në të zeza e me flokë të kapura.

Kujtojmë se “Amaneti” titullohet projekti i fundit muzikor nga Adelina Ismaili, ndërsa fansat presin me padurim të dëgjojnë diçka të re. /Lajmi.net/

Lexo të tjera