Uncategorized

Adelina Thaçi sjell videon e ‘Cimës’ para 20 vitesh: Babi, ti je një artist, trim me plotëkuptimin e fjalës

0

Këngëtarja e njohur, Adelina Thaçi, ndonëse ka kohë pa sjell ndonjë projekt të ri muzikor, vazhdon të jetë e përfolur në mediat rozë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale ku shpesh herë publikon imazhe apo video nga jeta e përditshme dhe ajo profesionale.

Së fundmi ajo publikoi një video ku kujtonte kohën kur i ati, artistin e njohur Rasim Thaçi i njohur për publikun si “Cima” performonte para turmave të mëdha.

“Salla 1 Tetori, para 20 e me shume vjetesh. Babi, ti nje Artist, Trim me plotekuptimin e fjales, kete gjithemone e kane deshmu duartrokitjet, sallat e stermbushuna. Zemra mal”, u shpreh Adelina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Thaçi Meta (@adelinathaci)

Rasim Thaçi lindi në vitin 1949 dhe ka luajtur në skeçe të shumta humoristike duke filluar me “Treshi Përsheshi” (1986-1990) që ka qenë jashtëzakonisht i pëlqyer./Lajmi.net/

Lexo të tjera