Rozë

Afërdita dhe Jakub falënderojnë të gjithë për urimet pas lajmit se po bëhen prindër

0
aferdita-dhe-jakub-falenderojne-te-gjithe-per-urimet-pas-lajmit-se-po-behen-prinder

Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj hokeisi çek Jakub Kindl, do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka ndarë Afërdita nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram ditën e djeshme.

Ndërsa sot ajo i ka falënderuar të gjithë njëzëri nëpërmjet një postimi në Instastory.

“Ne duam të marrim një moment dhe të falënderojmë secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që morëm. Ne jemi aq të ngazëllyer për këtë udhëtim të ri dhe më të entuziazmuar se kurrë për ta ndarë atë me të gjithë ju, mezi presim të jemi prindër të vogëlushit tonë që po vjen”, ka shkruar ndër të tjera Afërdita./Lajmi.net/

Lexo të tjera