Uncategorized

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl po bëhen prindër, zbulohet gjinia e foshnjës

0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj hokeisi çek Jakub Kindl, do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka ndarë Afërdita nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka treguar se gjinia e foshnjës është djalë dhe pritet që të vijë në jetë në muajin mars 2021.

“Ne do ta kemi një foshnje djalë. Foshnja Kindl po vjen #march2021”, ka shkruar pranë postimit Afërdita.

Ndryshe ajo në shumë prej intervistave ka potencuar se ruan një raport shumë të mirë me Kindl dhe se është e bekuar me partnerin e saj./Lajmi.net/

View this post on Instagram

love,love,love 💛

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on

Lexo të tjera