Sport

Agjenti i Hysajt kërcënon Napolin me largim falas në verë

0
agjenti-i-hysajt-kercenon-napolin-me-largim-falas-ne-vere

“Që kur (Gennaro) Gattuso arriti, Hysaj po bën shumë mirë”,  ka thënë Giuffredi për Radio Punto Nuovo.

“Ai pati vetëm një rënie në formë me [Carlo] Ancelottin”.

Kontrata e 26-vjeçarit skadon në fund të sezonit, por të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

“Zgjatja e kontratës nuk ka të bëjë me rinovimin e Gattuso”, këmbënguli Giuffredi.

“Ai nuk ka pse të rinovojë nëse trajneri qëndron. Unë kam qenë duke vrapuar pas Napolit për dy vjet që të kisha një rinovim dhe tani jam lodhur”.

“Është e drejtë të shqyrtohen propozimet që do të mbërrijnë. Nëse Napoli bën atë të duhur, Hysaj dëshiron të qëndrojë, përndryshe ai do të nënshkruajë me kë të dojë për tre muaj”.

“Ai jo vetëm që duhet të qëndrojë për Gattuson, por Napoli duhet të besojë në të”, ka shtuar më tej agjenti i reprezentuesit të Shqipërisë. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera