Lajme

Ahmeti gjobitet pasi theu masat antiCOVID duke festuar ditëlindjen

0
ahmeti-gjobitet-pasi-theu-masat-anticovid-duke-festuar-ditelindjen

Por është pikërisht Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili është gjobitur së fundi për mos-respektim të këtyre masave.

Kjo u bë e ditur nga vetë Ahmeti, i cili tha se mbrëmë po festonte ditëlindjen me një hapësirë private (jo-biznes) ku ishin rreth 15 persona gjysma nga ta familjarë.

Por ai u habit se si policia dhe inspektorët ishin informuar se në atë vend po organizohej dasmë. Ai falënderoi policinë dhe inspektorët e AVUK-ut për sjellje profesionale gjatë vizitës.

Ai shtoi se mbledhia private i kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin .

Postimi i plotë:

Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis –  ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët).  Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm…🤷🏻♂

U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm”. 

Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit.  Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave.  Nga 35 euro.

Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës. 

Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo.

P.s. Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen./Lajmi.net/

Lexo të tjera